Në shikim të parë duket një fshat i thjeshtë në një thellësi malore
Por, fshati Brus i Lipjanit, po konsiderohet se ka një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore me xehe që përmbajnë elemente të arit.
Madje kjo ka nxitur interesim të organizatave ndërkombëtare që merren me këtë fushë.
Drejtori ekzekutiv i “Western Theyan Resources”, Mentor Demi tregon vlerën e arit që konsiderohet se ka aktualisht kjo zonë.
Madje, ai tregon se cilat mund të jenë përfitimet që mund t’i vijnë shtetit në rast se vërtetohen këto hulumtime të tyre.
E optimistë për këtë gjë janë edhe banorët e lagjes Peshteri të këtij fshati.
Kryetari i këtij fshati thotë se në rast se nuk kanë përfitime banorët, atëherë kjo sasi e arit nuk do të mund të nxirret nga tokat e tyre.
Kurse, Nuhë Gashi i cili ka tokën e tij në këtë pjesë, tregon se analiza të tilla janë bërë edhe në të kaluarën nga ish- shteti jugosllav.
Projekti i cili parashihet të zhvillohet në këtë pjesë, pritet të zgjasë rreth 7 vjet ku edhe pritet të bëhet shpronësimi i këtij fshati.