“Do të jetë kampion i padiskutueshëm”: Cila skuadër sipas Munishit do ta fitojë Superligën këtë sezon?

“Do të jetë kampion i padiskutueshëm”: Cila skuadër sipas Munishit do ta fitojë Superligën këtë sezon?

Ismet Munishi ka thënë se skuadra e Ballkanit do të harxhojë energji në garat evropiane dhe Drita duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi në elitën e futbollit kosovar.

“Ballkani do të lodhet në garat evropiane, do të ketë ndeshje jashtëzakonisht të forta. Lojtarët do të harxhohen edhe emocionalisht edhe fizikisht. Drita duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë që t’i afrohet Ballkanit, i cili për mendimin tim deri këtu çka kemi parë është skuadër fantastike dhe po luajnë futboll fantastik,” ka thënë ai.

Megjithatë, Munishi përsëri beson se skuadra nga Suhareka sërish do të shpallet kampion i Superligës së Kosovës.

”Por, tani e pret Ballkanin një periudhë jo e lehtë, e rivalët duhet domosdoshmërisht ta shfrytëzojnë nëse dëshirojnë t’i afrohen dhe t’i bëjnë konkurrencë deri në fund. Por, mendoj që gjasat jashtëzakonisht reale dhe çka kemi parë deri tash, Ballkani do të jetë kampion i pasdikutueshëm,” tha ai ndër të tjerash.

Related Articles