Amanpour e pyet disa herë për Radojiçiqin, Vuçiq: Gjendet në Serbi, Prokuroria do bëjë punën e saj

Amanpour e pyet disa herë për Radojiçiqin, Vuçiq: Gjendet në Serbi, Prokuroria do bëjë punën e saj

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour, e pyeti sonte presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për disa herë rresht, se çka do të bëjë Serbia me kriminelin, Milan Radojiçiq.

Ai, u detyrua të përgjigjej duke e pranuar se Serbia do mbajë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë kryer krime, dhe ndaj Radojiçiqit, siç tha ai, Prokuroria do ta bëjë punën e saj.

“Serbia sigurisht që do të mbajë përgjegjësi të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai [Milan Radojiçiç] është në territorin e Serbisë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj”.

Related Articles