Senatorja republikane, Lisa McClain, i ka dhënë mbështetje Kosovës, teksa ka thënë se çdo agresion ndaj Kosovës prej shteteve që mbështeten nga Rusia është i papranueshëm.
Ajo ka thënë se Kosova prej kohësh është aleate e SHBA-ve.
Kështu, ajo thotë se SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës.
”Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, ka thënë ajo.
Më 24 shtator një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, ku vranë një polic, Afrim Bunjakun – tashmë hero të Kosovës.
Më pas, SHBA-ja ka alarmuar se Serbia i ka afruar trupat afër kufirit më Kosovën, gjë që Beogradi thotë se i ka tërhequr më pas.
Por departamenti i shtetit të hënën ka deklaruar se ende nuk e kanë vërtetuar vet që Serbia i ka tërhequr trupat nga afërsia e kufijve me Kosovën.
Kosovo has long been a strong ally of the United States and NATO, and the free world is committed to their sovereignty. Any aggression against Kosovo by Russian-backed states is unacceptable and a threat to global security. The United States must stand by Kosovo.— Representative Lisa McClain (@RepLisaMcClain) October 2, 2023