Ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, gjendet pa shenja jete në një bunar në Abri të Epërme

Ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, gjendet pa shenja jete në një bunar në Abri të Epërme

Një person i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë është gjetur pa shenja jetë në një pus (bunar) në pyllin e fshatit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti bëhet i ditur se ka ndodhur të hënën rreth orës 19:40 në fshatin Abri e Epërmes, në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Related Articles