Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në kalendarin e vaksinimit kanë përfshirë tri vaksina të reja.
Vitia në një postim në Facebook pa dhënë shumë detaje njofton se vaksinat e reja janë ajo HPV -kundër kancerit të qafës së mitrës, kundër rotavirusit dhe vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.
“Kemi siguruar: Vaksinën HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksinën kundër rotavirusit, vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.
Pas një dekade përditësuam kalendarin e vaksinimit. Gjashtëfishuam buxhetin për vaksina. Shtuam buxhetin për mbrojtje e parandalim”, shkruan Vitia.