Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku mbeti i vdekur një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk  ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njoftoi policia.

Related Articles