Ish-futbollisti nga Kosova ish-reprezentuesi i Jugosllavisë, Xhevat Prekazi, ka pësuar infarkt dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Beogradit, mëson jozyrtarisht mediumi serb “Telegraf”.
Për shkak të goditjes në tru dhe për shkak të kushteve të trajtimit, ai është transferuar me urgjencë në Beograd dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, mëson portali.
Prekazi luajti 153 ndeshje për Partizanin e Beogradit dhe shënoi 19 gola, më pas luajti për Hajdukun e Splitit dhe më pas për Galatasaray, ku kaloi gjashtë vite dhe ndoshta pati periudhën më të mirë të karrierës së tij, pasi për gjigantët nga Stambolli shënoi 40 gola në 185 ndeshje.
Ai e përfundoi karrierën e tij në Bakirkoyspor në Turqi në vitin 1992.
Prekazi ka edhe nënshtetësi turke.
Ai ka lindur më 18 gusht 1957 në Mitrovicë.