Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër hetimet për ngjarjet në Banjska të 24 shtatorit dhe pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në atë proces, tha komisioneri evropian Janez Lenarçiç gjatë debatit të jashtëzakonshëm për situatën në Veri të Kosovës në Parlamentin Evropian.
Kishte eurodeputetë që ia hodhën fajin Serbisë dhe kërkuan marrjen e masave dhe pezullimin e projekteve infrastrukturore, por edhe nga ata që fajësojnë autoritetet kosovare për tensionet në Veri të Kosovës.
Kryetarët në seancën e Parlamentit Evropian, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë, i bënë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vendosin paqen dhe stabilitetin dhe t’i kthehen dialogut, poashtu ju bë thirrje Serbisë që të tërheq forcat ushtarake afër kufirit me Kosovën dhe të sjellin përgjegjësit për ngjarjet në Banjska para drejtësisë.