Pas katër tentimeve, miratohet projektligji për shëndetin riprodhues

Pas katër tentimeve, miratohet projektligji për shëndetin riprodhues

Pas katër tentimeve, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Në votim morën pjesë 63 deputetë nga 85 sa ishin në sallë. 58 votuan për, një kundër dhe katër abstenuan. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka konstatuar se projektligji ka kaluar.

Ky projektligj ka nxitur debat në vend që kur u prezantua për herë të parë para deputetëve. Disa deputetë të pushtetit patën dalë kundër e duke nxitur edhe reagime të organizatave joqeveritare.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Ishte tentuar të miratohej tre herë të tjera, por nuk kishte marrë vota të mjaftueshme.

Related Articles