Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar edhe një herë sulmet e Hamasit mbi Izrael.
“Sulmet pa dallim nga Hamasi po i shkaktojnë vuajtje të thellë popullit izraelit, duke rritur tensionin dhe duke minuar interesat palestineze. Solidariteti im i plotë me Izraelin”.
“Më shumë se kurrë është e nevojshme të punohet për një paqe të qëndrueshme”, shkruan ai në X.
Borrell edhe më herët në mëngjes ka reaguar për këtë çështje duke thënë se “BE shpreh solidaritetin e saj me Izraelin në këto momente të vështira”.