Gjendet pa shenja jete Jeton Sokol Markaj, personi që dje kërkohej nga Policia

Gjendet pa shenja jete Jeton Sokol Markaj, personi që dje kërkohej nga Policia

Është gjendur pa shenja jete Jeton Sokol Markaj, personi që u raportua si i zhdukur nga policia të premtën.

Ai është gjetur i vdekur para pak minutashnë fshatin Gllaviqicë të Pejës. Rastin e ka konfirmuar Policia në Pejë.

Ndryshe, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, dje kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një person të zhdukur.

Bëhej fjalë për JETON (Sokol) Markajn, i lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё të Pejës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhej në njoftimin e Policisë.

Related Articles