Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës do të organizojnë Kampionatin Europian të futbollit në vitin 2028, ka konfirmuar UEFA, raporton BBC.
Oferta e përbashkët rezultoi e pakundërshtueshme pasi Turqia u tërhoq për t’u fokusuar në një ofertë me Italinë për Euro 2032, e cila u konfirmua gjithashtu në një takim në Zvicër.
Të dyja ofertat rezultuan të pakundërshtueshme, por ende kishin nevojë për miratim zyrtar nga UEFA.
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda u fokusuan në Euro 2028, me miratimin e UEFA-s, pasi i dhanë fund një plani për të qenë kandidati i preferuar i Europës për Kupën e Botës 2030.
Mësohet se stadiumi Principality i Cardiff-it do të presë ndeshjen hapëse të turneut 2028 me finalen në Wembley të Londrës.
Ndërsa Italia kishte bërë ofertë vetëm për turneun e vitit 2032, Turqia fillimisht kishte bërë ofertë për të pritur Euro 2028 dhe 2032.