Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka bërë të ditur vendin se ku është gjetur Arben Beselica, i cili është raportuar i zhdukur.
Me anë të një postimi në Facebook, Shoqata ka bërë të ditur se Beselica është gjetur shëndosh e mirë.
“Pas angazhimit të panderprer nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga Data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Ndryshe, Beselica, sipas Policisë kishte dalë nga shtëpia më 10 tetor dhe më nuk është kthyer.
Rastin në Polici e kishte raportuar vetë familja.
“Prishtinë. 10.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.