Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, thotë se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa të lirohen pengjet izraelite.
Në një mesazh në mediat sociale, Israel Katz, tha se nuk do të ketë energji elektrike, ujë dhe gazë për palestinezët deri sa mbahen pengje qytetarët izraelitë.
“Ndihma humanitare për Gazën? Asnjë çelës elektrik nuk do të aktivizohet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë derisa të rrëmbyerit izraelitë të kthehen në shtëpi. Humanizëm për humanizëm. Askush mos të na predikojë moral”, shkroi ai në platformën X.
Izraeli ndaloi furnizimet për Rripin e Gazës pas sulmeve të së shtunës të Hamasit.
סיוע הומניטרי לעזה? אף מתג חשמל לא יורם, שיבר מים לא יפתח ומשאית דלק לא תיכנס עד להשבת החטופים הישראלים הביתה. הומניטרי תמורת הומניטרי. ושאף אחד לא יטיף לנו מוסר.— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) October 12, 2023