I nderuari nga Serbia për ‘veprimtari shembullore’, Nedzmedin Sacipi, kreu i ri Bashkësisë Islame të Serbisë

I nderuari nga Serbia për ‘veprimtari shembullore’, Nedzmedin Sacipi, kreu i ri Bashkësisë Islame të Serbisë

Nedzemedin Sacipi klerik myslimna nga lugina e Preshevës është përzgjedhur si kreu i ri autoritetit religjioz mysliman në Serbi. I dekoruar për merita të veçanta në shërbim të qytetarëve serbë më 2017 nga shteti serb.


Shefi i ri i Bashkêsise Islame në Serbi, ka qenë pjesë e ushtrisë serbe në vitin 1999, pikërisht në kohën më të rëndë për shqiptarët e Kosovës.

Ai është shumë i afërt me struktura të vjetra të ushtrisë jugosllave dhe mik i afërt me shqiptarët e Vojvodinës, lojal ndaj shtetit serb, si Demo Berisha, shef i organizatës ‘Matica Albanaca’, organizatë joqeveritare kjo në emërtim së paku  që merret me suportimin e politikave shtetërore serbe, që shpesh bien në ndesh me interesant e komunitetit dhqiptar në Serbi dhe rajon. me veprimtarui në Novi Sad, kryeqytet i Vojvidinës, krahinë e Serbisë e shtypur nga autonomia e komunitetit etnik hungarez, dhe pakica tjera gjermanike.

Në media dhe me organizatat e tyre shpesh herë ky lobi pro serb me prejardhje etnike shqiptare i ka mbështetur qendrimet radikale ekspancioniste serbe gjtaë viteve të luftës së fundit në Kosovë dhe ish Jugosllavi e që vazhdojnë edhe sot.

Kryeimami i myslimanëve në Serbi Sacipi, për veprimtarinë e tij shembullore në shërbim të shtetit serb ishte dekoruar  më 2017 nga presidenti i Serbisë, Tomisalv Nikolic me medalje e argjendi të meritave “për rezultatet e arritura në veprimtarinë të rëndësishme publike për qytetarët e Serbisë”./metro

Related Articles