Në xhamin e fshatit Miresh i Vogël, janë vjedhur me forcë paisje të internetit nga persona të panjohur.
Deri më tani nuk janë identifikuar personat që e kanë kryer vjedhjen.
Policia e ka cilësuar këtë rast si “vjedhje të rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
“Fsh. Miresh i Vogël, Gjilan 13.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në xhamin e fshatit janë vjedhur me forcë DVR dhe pajisje tjera të internetit nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.