Komuna e Prishtinës kap në flagrancë disa të reja duke hedhur mbeturina, ka një porosi për to

Komuna e Prishtinës kap në flagrancë disa të reja duke hedhur mbeturina, ka një porosi për to

Komuna e Prishtinës ka publikuar disa pamje në faqen zyrtare të saj në Facebook, ku shfaqen dy të reja teksa hudhin mbeturina në rrugë.

Komuna ka kërkuar që qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të mbajnë pastër Kryeqytetin.

“Të nderuara zonja,

Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë.

Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër Kryeqytetin tonë.

Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu.

Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet” ka shkruar Komuna.

Më poshtë video e momentit të hedhjes së mbeturinave.

Related Articles