Presidentja Osmani nuk e dekreton Blerim Isufaj për kryeprokuror

Presidentja Osmani nuk e dekreton Blerim Isufaj për kryeprokuror


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se nuk do ta dekretoj kandidatin për kryeprokur, Blerim Isufaj, shkruan Gazeta Enigma.

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, tha Osmani.

Ajo tregoi se “procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar”.

Related Articles