Ende nuk ka asnjë gjurmë të nënës së zhdukur Nasibe K. 34 vjeç dhe djalit të saj Benit të vogël 3 vjeçar në Gjermani dhe policia gjermane dyshon se ish-bashkëshorti ka si synim që pas rrëmbimit t’i kthejë ata në Shqipëri.
Gruaja me origjinë nga Shqipëria dhe djali i saj u rrëmbyen në Meckenheim me urdhër të babait të të miturit Blerim K. (39) shkruajnë mediat gjermane. Ndërkohë që hetuesit theksojnë se kemi të bëjmë me një plan të sofistikuar rrëmbimi.
“Meqenëse burri e dinte që hetuesit shpejt do të dyshonin tek ai dhe do ta identifikonin atë si organizatorin e rrëmbimit, dy ndihmësit rrëmbyen dhe larguan shpejt ish-bashkëshorten dhe të birin.
Gruaja dhe djali u tërhoqën me dhunë në një makinë të bardhë në rrugë pranë shtëpisë ku banonte e ëma me të birin të të enjten në mëngjes. E gjithë skena u pa nga një dëshmitar.
Nëna dhe fëmija i saj teksa qëndronin në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së familjes. Papritmas një Audi i bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona morën me dhunë gruan dhe fëmijën, duke i tërhequr brenda në automjet. Nëna bërtiti me të madhe për ndihmë dhe pastaj Audi u largua me të dy.
Pavarësisht se po zhvillohet një kërkim në shkallë të gjerë, ende nuk ka asnjë gjurmë të asnjërit prej tyre!
Në policinë e Bonit, një komision hetimor në koordinim të ngushtë me zyrën e prokurorit publik mori përsipër hetimet e mëtejshme dhe koordinimin e masave ndërkombëtare të kërkimit.