Një tifoz hungarez ka shfaqur shallin e Kosovës gjatë ndeshjes kualifikuese Hungari – Serbi, e zhvilluar tre ditë më parë në Budapest.
Tri ditë më parë, Serbia u mposht në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1.
Tifozi hungarez iu kundërpërgjigj thirrjeve anti-Kosovë të tifozëve serbë në stadium me shallin në të cilin shkruante “Kosova”
Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës.