Pakënaqësia për mos-pagesën e shtesës së rrezikshmërisë ishte arsyeja që “Darka e Lamës” u bojkotua nga Njësia Speciale Intervenuese e Kosovës (NJSI), që kryen aksionin në Banjskë.
Bojkotimin e kësaj darke që shtrohet nga liderët shtetëror, Presidenca u mundua që ta arsyetojë dukë thënë se aktiviteti ishte i dedikuar për policët e rënë në detyrë dhe sipas tyre, policëve që ishin ishin në ndërrim i është dërguar ushqimi.
Kështu të paktën tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Aktiviteti i është dediku policëve të rënë në detyrë. Prezent kanë qenë familjet e të gjithë policëve të rënë në detyrë dhe qindra policë nga disa njësite”, tha Kupina.
“Presidentja ka darkuar me gjysmën e tyre, kurse pjesës tjetër, e cila ka qenë në ndërrim, u është dërgu ushqimi në vendin e punës”, tha ai