Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar se në kohën kur ka ndodhur sulmi ndaj policisë në Banjskë, presidentja Osmani ka telefonuar shefin e KFOR-it, por sipas tij, ai i ka thënë se “është në gjumë”.
“Prej orës 2:30 deri në orën 6:00, kur Vjosa e bën telefonatën e parë te shefi i KFOR-it ku dorën në zemër ai ja kthen që jam në gjumë dhe nuk e di që është vra një polic, ka qenë dëshmia më e keqe e një refuzimi për t’i dhënë përgjigje presidentes së Republikës”, tha Haxhiu në “Pressing”.
“Njësia speciale e Kosovës është thirrë nga KFOR-i për arsye se njerëzit të cilët kanë pasur mundësi të tërhiqen, nuk janë tërhequr”, tha ai për situatën e ndodhur në Banjskë me 24 shtator.
“Aty e kanë marrë të drejtën nga KFOR-i për ta luftuar bandën”, shtoi ai.