Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, një 64-vjeçar gjendet pa shenja jete

Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Leposaviq, vdekja e të cilit është cilësuar si dyshimtë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërkohë që janë deklaruar edhe nga Policia.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktimës i kanë rënë aksidentalisht disa drunj, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë, por dyshohet se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht). Por kjo mbetet të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore”, tha Elshani.

Related Articles