Deputetët e VV-së të pranishëm në sallë për seancën e rregullt, munguan në atë për policinë

Deputetët e VV-së të pranishëm në sallë për seancën e rregullt, munguan në atë për policinë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kthyer në seancën e rregullt Kuvendit që ka filluar pas asaj të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Enigma.

Në sallë janë edhe deputetët e opozitës, ku në seancën paraprake dështuan që ta votojnë rezolutën në mbështetje të policisë, pasi nuk pati kuorum si shkak i bojkotimit të deputetëve të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se VV-ja po e kundërshton votimin e rezolutës në mbështetje të Policisë së Kosovës, pasi fillimisht po kërkojnë që opozita t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Related Articles