Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa ndëshkuese, por ai është shprehur se është Serbia ajo që duhet t’i vendosen sanksionet.
Kurti tutje ka thënë se është jetike për Kosovën, që ata të cilët nuk e kanë ditur se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund ta kuptojnë.
“Është jetike për Kosovën, për demokracinë që ata të cilët nuk e kanë ditur, ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund ta bëjnë këtë, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa ndëshkuese, por është Serbia ajo së cilës duhet t’i vendosen sanksionet”, është shprehur ai në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të ndërtesës së re, të çerdhes për fëmijë të fshatit Godanc në komunën e Shtimes.