E konfirmon Ismet Munishi: S’jam më te Ferizaji, s’kam çfarë të jap më aty

E konfirmon Ismet Munishi: S’jam më te Ferizaji, s’kam çfarë të jap më aty

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ferizajt.

Kjo erdhi pas humbjes së djeshme nga Vjosa, me skuadrën që kishte një start larg pritshmërive në krye me trajnerin Munishi.

Lajmin e ka konfirmuar tani edhe trajneri përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

“Falemderoj Presidentin Lulzim Abazi .Falemderit stafi i klubit FC Ferizaj. Falemderit tifozet Ujqit. Falemderit futbillstë te nderuar . Dje e kuptova se nuk kam më qka të jap te klubi Fc Ferizaj, prandaj ofrova dorheqjen e parekueshme .Shume suksese ne vazhdim.”, ka shkruar Munishi.

Related Articles