Me 200 euro gjobë, dy pikë negative, dhe gjashtë muaj heqje e patentë shoferit, janë gjobitur dy persona në Ferizaj pasi kishin vozitur nën ndikim të alkoolit.
Kjo, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia Rajonale e Ferizajit.
Tutje, policia ka apeluar tek shoferët, që mos t’i drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
” Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”.
Ndërkaq, është kërkuar nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, ta njoftojnë menjëherë policinë.