Ferit Hoxha, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në seancën ku po diskutohet për situatën në Kosovë, ka ironizuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Kryeministrja serbe, në fjalimin e saj pretendoi se në Kosovë, serbët po jetojnë nën “tmerrin e regjimit të Albin Kurtit”, duke thënë se ata po gjuhen me armë zjarri nga shqiptarët, po arrestohen, po gjykohen e çka jo tjetër.
Por Hoxha, në fjalën e tij para të pranishmëve, e demantoi Bërnabiqin, duke i thënë se kur e dëgjoi se çka po fliste, “mendova mos e kam gabuar seancën me ndonjë për Sirinë”.
“Isha i befasuar sinqerisht të dëgjoja analizën e kryeministres (serbe) për situatën në Kosovë. Kontrollova titullin e takimit mos e kam gabuar ndonjë takim për Sirinë. Asnjë prej elementeve që i përmendët, nuk reflektohen në, siç thatë, në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, OSBE-së a EULEX-it, dhe të gjithë këta jetojnë e punojnë në Kosovë. Ka ndoshta probleme natyrisht sikurse në të gjitha vendet tona, përfshirë edhe për mos vendosjen e rripit të sigurisë, por askush s’mund të mohojë se ka ligje moderne, institucione demokratike dhe ka procese ligjore të barabarta për çdo person në Kosovë”, deklaroi Hoxha.
Ai tha po ashtu se Shqipëria nuk do territore të të tjerëve, duke i reaguar përfaqësuesit rus në këtë seancë, i cili e akuzoi Tiranën se po do ta bëjë “Shqipërinë e madhe”