Është arrestuar dje një person në Novobërdë pasi dyshohet se e ka dhunuar një grua në vitin 2021.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Novobërdë / 2021. Më 23.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.