Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që këtë javë të udhëtoj për në Bruksel. Më saktësisht ai ditën e enjte do të jetë në keyeqendrën evropiane.
Kështu kanë bërë të ditur burime diplomatikë të Gazeta Blic.
Ky udhëtim i Kurtit për në Bruksel vjen vetëm pak ditë pasi në Kosovë ishin emisarët e pesë vendeve të QUINT-it, në krye me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajcak.
Në këtë takim emisarët i kishin kërkuar Kurtit që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet në veri dhe të filloj implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ndërkohë, sipas burimeve të Gazeta Blic të enjten pritet që formati i takimeve për dialogun do të jetë ndryshe, gjegjësisht përfaqësimi.
Sipas këtyre burimeve, pos ndërmjetësve të BE-së në takim pritet të jetë edhe një zyrtar i SHBA-ve, megjithëse ende nuk është konfirmuar përfundimisht formati i takimit.
Gazeta Blic ka provuar që ta konfirmoj këtë udhëtim të Kurtit për në Bruksel, megjithatë nga Qeveria nuk kanë folur.