Ministria e Shëndetësisë ka ftuar një pjesë të qytetarëve që të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së është publikuar një listë në të cilën janë të shkruar qytetarët që duhet të marrin vaksinat në sallën “1 Tetori” gjatë ditës së sotme.
“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e shtunë, 12 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”.
“Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.