Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet të jenë të viktimave të luftës së fundit

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet të jenë të viktimave të luftës së fundit

Gërmimet në lokacionin e varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit, kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të së paku një personi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se individi potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

“Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.  Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të  Zhdukur”, shkroi Hoti.

Related Articles