Osmani: Intervenimi i NATO-s e ndaloi gjenocidin serb

Osmani: Intervenimi i NATO-s e ndaloi gjenocidin serb

Në Poklek të Drenasit është mbajtur manifestimi qendror për shënimin e Ditës së Paqes.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se kushdo që mund të dyshojë në drejtësinë e intervenimit të NATO-s duhet të vijë në Poklek.

“22 vjet më parë kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s vizitoi Kosovën na la një thënie e cila rezulton aq shumë edhe tash pas më shumë se 2 dekada. Në pllakën që do ta shihni këtu në Poklek do ta shihni citatin e tij. Citoj” Kushdo që mund të dyshoj në drejtësinë e intervenimit të NATO-s duhet të vijë në Poklek”. Prandaj jemi rikthyer sot këtu ku na ka këshilluar çdoherë edhe vet sekretari i përgjithshëm i NATO dhe mbi të gjitha ku na thërret çdo ditë ndërgjegjja jonë njerëzore. Dhe kthehemi jo pse dikush këtu nga ne ka dyshime rreth drejtësisë së intervenimit të NATO-s e cila e ndaloi gjenocidin serb por për ta riktheksuar këtë mesazh sot e çdo herë e për ta kuptuar se sa i shtrenjtë ishte çmimi i lirës për popullin e Kosovës”, tha ajo.

Osmani tha se 22 vjet më parë kur forcat e NaTO-s hyn në Kosovë u realizua ëndrra e prijësve tanë, u realizua ëndrra e Ibrahim Rugovës dhe e Adem Jasharit, ëndrra e gjithsecilit që e synuam jetën e lirë.

“Zëri i Lirisë gjashtë muajshe akoma thërret për drejtësi, është obligim i të gjithëve “, tha ajo.

Related Articles