Ambasadori i Izraelit, Gilad Erdan, gjatë seancës së Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një video ku shihet një militant i Hamasit duke u përpjekur t’ia presë kokën një punëtori tajlandez.
“Në javët e fundit kam parë shumë imazhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time, por është një skenë që vazhdoj ta shoh kur përpiqem të fle. Videoja tregon një civil të plagosur tmerrësisht – i gjakosur por i gjallë, i shtrirë në tokë ndërsa një i egër i Hamasit bërtet Allah Akbar e godet në qafë njeriun me shat kopshti disa herë për t’i prerë kokën”, tha ambasadori izraelit.
“Njeriu në tokë është një punëtor ferme nga Tajlanda. Ai nuk është izraelit. Ai nuk është hebre. Ai thjesht ishte gjallë, duke u përpjekur të siguronte jetesën për familjen e tij. Por koka i ishte prerë me një mjet kopshtarie të mprehtë. E tmerrshme, Izraeli nuk është në luftë me qeniet njerëzore, jemi në luftë me përbindëshat”, shtoi ai.
Sipas The Times of Israel, me këtë Erdan deshi t’i bind anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme që të mos mbështesin rezolutën që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, e cila pritet të miratohet sot.
Teksti i rezolutës përmban thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve civile, mbrojtjen e civilëve dhe institucioneve ndërkombëtare dhe sigurimin e kalimit të sigurt të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Projekt-rezoluta gjithashtu i bën thirrje Izraelit të anulojë urdhrin për evakuimin e palestinezëve nga veriu në jug të Rripit të Gazës. E Izraeli pretendon se direktiva e përmendur synon të mbrojë civilët.
Aty u shfaqen edhe disa fotografi që përfshinin trupat e djegur, një foshnjë të qëlluar në shtrat, civilë të shtrirë të vdekur në vetura dhe në rrugë, dhe një grua me gojë të lidhur e cila ishte djegur për vdekje.
This is not Auschwitz – it's Hamas! We are not fighting against humans – we are fighting monsters! Israel will not stop until Hamas is destroyed!
This is what I said at the General Assembly podium when I showed footage of Israeli civilians burnt alive by Hamas and of Hamas… pic.twitter.com/9ncVdog3us— Ambassador Gilad Erdan גלעד ארדן (@giladerdan1) October 26, 2023