Policia e Kosovës, ka njoftuar se ia ka vazhduar masën mbrojtëse një shoferit i cili voziti si i “çmendur” në autostradë.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka vozituar 180 km/h në zonën ku kufizimi ishte 120 km/h, dhe se i njëjti rezultoi se kishte ndalesë në drejtimin e veturës deri në vitin 2038 si dhe kishte 120 gjoba të papaguara.
I njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:
“Drejtimi i mjetit gjatë kohës së masës mbrojtëse “ndalim drejtimi i mjetit me veprim motorik”!
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 180 km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2038 si dhe ka 120 gjoba të pa paguara, i njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse”.