Tentuan shit-blerjen e parcelës me dokument të falsifikuar, arrestohen katër persona në Lipjan

Tentuan shit-blerjen e parcelës me dokument të falsifikuar, arrestohen katër persona në Lipjan

Policia e Kosvovës ka arrestuar katër persona në Lipjan, nën dyshimet për falsifikim të dokumentit.

Të njëjtit dyshohet se kanë tentuar shit-blerjen e një parcele përmes një dokumenti të falsifikuar.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles