Hamasi ka thënë se po kërkon tetë persona që ka marrë peng në Gaza dhe është gati t’i lirojë ata pas kërkesave nga Rusia për ta bërë këtë.
Abu Marzouk, një zyrtar i Hamasit, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se ministria e jashtme kishte dorëzuar një listë me tetë emra, të cilët të gjithë kishin dy shtetësi, shkruan Sky News.
“Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj kësaj liste dhe do ta trajtojmë me kujdes sepse e shikojmë Rusinë si mikun tonë më të ngushtë”, tha Marzouk.
“Tani po i kërkojmë ata njerëz. Është e vështirë, por po kërkojmë. Dhe sapo t’i gjejmë do t’i lirojmë. Pavarësisht vështirësive për shkak të situatës aktuale.”
Marzouk ka vizituar Moskën ditët e fundit.
Rusia mbrojti vendimin e saj për të ftuar një delegacion të Hamasit në vend përballë kritikave të forta izraelite dje, duke thënë se ishte e nevojshme të ruheshin kontakte me të gjitha palët në konflikt.