Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.
Kështu ka ndodhur edhe sot në një shkollë në kryeqytet, ku për pasojë një nxënës ka mbetur i therur me thikë.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje ku shihet viktima, i cili është sulmuar nga të dyshuarit dhe është goditur me mjetin e mprehtë, pas një konflikti verbal mes dy palëve.
Sipas informacioneve të para, i riu është jashtë rrezikut për jetë dhe tashmë për rastin është vënë në dijeni edhe Policia.