Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se sindikata e Trepçës nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë për Trepçën.
“Minatorët me organizimin e vet sindikal, janë duke e drejtuar gishtin nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar”.
“Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo e penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin. Ky është frikësim! Diktatura brina ska!”, ka shkruar Lekaj në rrjetin social Facebook.