Një seancë plenare e paprecedentë u mbajt sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku tensionet e larta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës degraduan deri në përplasje fizike.
Fillimisht deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa përfaqësues të Gardës u vunë në gatishmëri.
Debati degradoi në përplasje fizike, ku sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, deputeti demokrat Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.