Para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt një protestë një orëshe e organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të Luçit dhe opozita, nga ku u njoftua se nuk do ta pranojnë Andrija Mandiqin për kryetar të Kuvendit.
Ata i kërkuan kryeministrit të ardhshëm, Milojko Spajiq, që të shtyjë listën dhe të pranojë të gjitha kërkesat, ose do të pasonte një bojkot të ashpër.
Predrag Vushurovic nga “Luça” ka thënë se Andrija Mandiq nuk është i denjë për të kryer funksionin e kreut të Kuvendit.
Mandiq u zgjodh me 49 vota për nga deputetët, ndërkaq opozita e ka lëshuar seancën konstituive, shkruan Vijesti.