Trafiku Urban apel për prindërit: Mos i lejoni fëmijët t’i gjuajnë autobusët

Trafiku Urban apel për prindërit: Mos i lejoni fëmijët t’i gjuajnë autobusët

Trafiku Urban ka dalur me apel me rastin e festës të njohur si Halloween. 31 tetori është data kur shënohet kjo festë dhe fëmijët ngjyrosen dhe vishen në formën e personazheve të ndryshme, kryesisht të frikshme dhe kërkojnë para apo ëmbëlsira në qytet.

Është rit i kësaj feste që në rast se personat që nuk japin para apo ndonjë ëmbëlsirë, të gjuhen me vezë.

E kjo ka shqetësuar drejtuesit e Trafikut Urban, që jo rrallëherë ishin cak i gjuajtjeve me vezë apo mjeteve tjera.

Edhe autobusët e kësaj kompanie ishin dëmtuar nga këto veprime.

Kjo kompani e transportit ka një kërkesë për prindër.

Trafiku Urban i lut ata që të kujdesen për fëmijet e tyre.

“Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen”, thuhet në njoftim.

Related Articles