Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka folur për masakrimin e Shani Louk, një shtetas gjermano-izraelit.
Ai tha se Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve në Gaza.
“I tmerruar nga masakrimi i Shani Louk, një shtetas gjermano-izraelit, nga Hamasi. Vdekja e saj është një ilustrim i barbarisë së terroristëve të kryer kundër qindra qytetarëve izraelitë dhe ndërkombëtarë. BE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve në Gaza”, tha Borell në një postim në X.
Horrified by the slaughter of Shani Louk, a German-Israeli citizen, by Hamas
Her death is an illustration of the barbarity of terrorists committed against hundreds of Israeli & international citizens
The EU calls for the immediate & unconditional release of all hostages in Gaza— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 31, 2023