Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Beograd, e cila është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në aeroportin “Nikola Tesla”.
Vuçiq pas takimit me të ka theksuar se ka përsëritur gjithçka që ka thënë në Bruksel, përkatësisht se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin.
“Ne folëm për situatën në rajon. Unë thashë atë që mendojmë dhe do ta përsëris. Gjithçka që thashë në Bruksel, kështu që pas takimit të fundit me liderët evropianë, Michel, Borell, Lajçak dhe me liderët e tre vendeve më të mëdha, pra Scholzin, Macronin dhe Melonin. Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Serbia i di detyrimet e saj”, tha Vuçiq.
Sipas fjalëve të tij, Serbia do të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjen.
“Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe për këtë i kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë, jo një herë por shumë herë. Ai qëndrim i Serbisë mbetet dhe ne e dimë, ta përsërisim edhe një herë se çfarë ka pranuar Republika e Serbisë dhe për çfarë po flasim, foli, debatoi dhe arriti në konkluzione në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë dhe në përputhje me rrethanat ne do të sillemi me përgjegjësi dhe seriozitet në përmbushjen e obligimeve tona”, theksoi Vuçiq, raportojnë mediat serbe.