Minatorët e Artanës dhe Kishnicës e ndërpresin grevën

Minatorët e Artanës dhe Kishnicës e ndërpresin grevën

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se minatorët e Artanës dhe punëtorët e foltacionit në Njësinë Biznesore Minierat Kishnicë dhe Artanë e kanë ndërprerë grevën dhe i janë rikthyer punës.

“Trepça”, vendimin për t’iu rikthyer punës e ka quajtur vendim të duhur dhe të drejtë nga minatorët edhe punëtorët e Kishnicës dhe Artanës.

Kujtojmë se minatorët e “Trepçës” në Stantërg po vazhdojnë grevën ku kanë hyrë në ditën e 10-të. Kërkesa e tyre është që pagat t’iu dalin në mes datave 6 dhe 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe minatorët të kenë sigurime shëndetësore.

Related Articles