Pas 8 vitesh, Gjykata e Apelit ka konstatuar se nuk është vërtetuar se ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të tjerët kanë kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin, duke përfshirë krimin e organizuar dhe shpërdorim të detyrave zyrtare.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka ngarkoheshin ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 26 zyrtarë tjerë komunal dhe 9 operator ekonomik. PSRK pretendonte se të akuzuarit kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara
Kjo është bërë e ditur nga avokatja e të akuzuarit, Vebi Geci, Aurora Mulhaxha e cila për Gazetën Enigma ka dhënë detaje mbi rastin.
“Si mbrojtëse e të pandehueit Vebi Geci komfirmoj që Apeli e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale, vendim ky i pritur që nga seanca fillestare”‘, theksoi Mulhaxha.
– Advertisement –