Ambulancat e para që transportonin civilë të plagosur nga Gaza kanë kaluar në Egjipt përmes kufirit Rafah.
Lajmin e ka konfirmuar BBC ku një ekip i tyre në Kajro tha se të paktën shtatë persona kishin kaluar në Egjipt deri më tani dhe më shumë që pritet të kalojnë.
“Kemi dëgjuar se 88 palestinezë të plagosur do të lejohen të largohen sot dhe deri në 500 shtetas të huaj gjithashtu do të lejohen të dalin”, tha ekipi i BBC.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha më herët se ai “mirëpret” marrëveshjen për dërgimin e disa personave të plagosur rëndë nga Gaza në Egjipt.
Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë në një postim në mediat sociale: “Ne kemi punuar me Ministrinë e Shëndetësisë të Egjiptit për planifikimin e evakuimeve mjekësore dhe do të vazhdojmë të mbështesim. Ne kemi nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm në rrjedhën e ndihmës mjekësore në Gaza. Spitalet duhet të mbrohen nga bombardimet dhe përdorimi ushtarak”.