Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Bujanoc, katër të lënduar

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Bujanoc, katër të lënduar

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, raporton Gazeta “Enigma”.

Si pasoj e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka njoftuar se të lënduarit pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Gjilanit janë liruar për në shtëpi.

“Me datën 01.11.2023 rreth orës 13:20 në fshatin Korminjan i Poshtëm, aksi rrugor Gjilan-Bujanoc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete me targa civile”, tha Osmani për “Enigmën”.

Tutje ai ka njoftuar se “si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin rajonal të Gjilanit janë liruar për në shtëpi”.

“Rrethanat e aksidentit po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, ka deklaruar Osmani. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles