Skuadra e Ballkanit shënoi fitore ndaj Dritës në derbin e madh të ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë dhe të vetëm në këtë sfidë e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova.
Dellova realizoi ndoshta golin më të bukur të këtij edicioni, pasi krijoi një top skemë me bashkëlojtarët e tij nga fauli.
Ai me një goditje të fuqishme realizoi nga distanca për ta zhbllokuar duelin.
Ja pamjet:
Lumbardh Dellova realizoi ndoshta golin më të bukur të këtij edicioni, pasi krijoi një top skemë me bashkëlojtarët e tij nga fauli 🔥🇽🇰
Pamje: Sport 1 🎥 pic.twitter.com/lal2miCJmB— LIG Sport (@lig_sport) November 1, 2023